Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se nuk aspiron, në një të ardhme, postin e kryeministrit.
Këtë e tha ai në emisionin “Mbrëmje në ABC”, transmeton Klan Kosova.
“Jo, nuk kam asnjë ambicie të tillë, jam i bekuar që jam kryebashkiaku i Tiranës”.
“Ndryshimi i Tiranës i jep Shqipërisë një model se si mund të bëhen gjërat më mirë. Shqipëria ka një superkryeministër”, tha Veliaj.