Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në shenjë miqësie ia dha çelësin e Tiranës presidentes kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviq.
“Ne ju konsiderojmë si një prej nesh dhe në shenjë të respektit të madh ua dorëzoj çelësin e Tiranës. Pavarësisht asaj se prej nga do t’iu çojë jeta, si presidente, si qytetare, turiste ose vetëm si mike e cila përsëri do të kthehet, ju do ta keni çelësin e Tiranës, vend ku gjithmonë jeni e mirëseardhur”, deklaroi Veliaj.
Duke shprehur falënderim për nderin e madh, Grabar – Kitaroviq është mahnitur nga ndryshimi pozitiv i Tiranës.
“Jam e mahnitur nga ndryshimi të cilin e pashë në Tiranë. Që nga vizita ime e parë në vitin 1993, pashë se sa shumë ka ndryshuar qyteti”, tha Kitaroviq.
Në takim dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime rreth mundësive për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe këmbimin e përvojave pozitive. Pas takimit në “Parkun Evropa” në sheshin “Skënderbeu” në shenjë të miqësisë me Kitaroviq, Veliaj mbolli dru.
Nën shoqërimin e presidentit Ilir Meta ishte edhe për vizitë në qytetin e Krujës, ku e vizitoi kalanë e cila ishte selia e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.
Presidenti Meta dje e dekoroi presidenten kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviq, me dekoratën e më të lartë në vend, Dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, përderisa në qytetin Berat i ishte ndarë lmirënjohja “qytetare nderi”.