Ish-sulmuesi i Real Sociedadit, Carlos Vela, nuk do të largohet nga Los Angeles në formë huazimi, pavarësisht spekulimeve se ai do të kalojë te Barcelona.
“Diario AS” e ka cituar drejtorin e klubit John Torrington që ka mohuar largimin e Velas nga ekipi në formë huazimi, por vetëm nëse shitet ai përfundimisht, transmeton KTV.
Meksikani ka shënuar 15 gola në 32 paraqitje për Los Angeles qëkur u transferua në ligën MLS nga Sociedadi vitin e kaluar.
29-vjeçari Vela, në La Liga ka shënuar 66 gola me klubin bask në shtatë sezone. Gazetari i ESPN-it, Mauricio Pedroza, konfirmoi se Vela është në listën e ngushtë të “Blaugranas”, pas largimit të Munir El Haddadit te Sevilla gjatë këtij muaji.