Drejtori i Projektit Europian dhe hulumtuesi i përhershëm në Institutin e Shkencave Humanitare në Vjenë, Ivan Vejvoda, vlerëson se ndoshta do të duhej të caktohej një negociator special i cili çdo ditë do të merrte pjesë në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, por në fund liderët do të jenë ata që arrijnë marrëveshje rreth zgjidhjes së pranueshme për të dy palët.
“E dimë se ky problem një ditë do të zgjidhet, por shtrohet pyetja si të arrihet marrëveshja. Mendoj se nuk ka asgjë që tashmë nuk është shtruar në tryezë të bisedimeve. Besoj se është shembull shumë pozitiv marrëveshja e para një kohe midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë. Në njëp moment janë ata që do të vendosin, pavarësisht se çfarë dallimesh do të kenë”, i ka thënë Vejvoda të prjavshmes NIN të Beogradit, transmeton Koha Ditore.
Ai është shprehur se në fund gjithmonë gjenden liderët “të cilët të parët do të merren vesh rreth zgjidhjes që do të jetë e pranueshme për të dy palët, në konsultim me aktorët relevantë vendës e të huaj, para së gjithash nga Bashkimi Europian”.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë Bashkimi Europian, duhet të ndihmojë Prishtinën e Beogradin për gjetjen e zgjidhjeve konrete për arritjen e marrëveshjes.
Bashkëçsia ndërkombëtare, mbi të gjitha Bashkimi Europian, do të duhej të mbanin përdore të dy palët që ulen rreth tyrezës në mënyrë që t’u ndihmohet për gjetjen e zgjidhjeve konkrete, ndoshta duhet të caktohet edhe negociatori special, dikush që për çdo ditë do të merrej me këtë punë”, është shprehur ai.
Vejvoda ka shtuar se është me shumë rëndësi që të dy palët ta arrijnë marrëveshjen dhe, siç thuhet nëpër kuize “është e nevojshme ndihma e mikut me sigjerime”.
Siç citohet të ketë thënë ai, “Për shembull, kur është fjala për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, modeli i Malit të Shenjtë në Greqi i modifikuar në disa elemente të zgjidhjes, pastaj prona e komunitetit serb, rreth Gazivodës… ato zgjidhje tashmë janë shtruar në tavolinë, ashtu siç ka qenë edhe ai rreth numrit ndërkombëtar thirrës për Kosovën” ka thënë Vejvoda.