Studiuesit kanë dhënë një lajm të keq për vejushat. Sipas një studimi të Universitetit Rice në Teksas të SHBA, rreziku i vejushave që të pësojnë atak kardiak rritet me 40%. Ky rrezik është prezent brenda gjashtë muajve të parë pasi gratë humbasin bashkëshortët e tyre. Sipas studiuesve, dhimbja ndikon negativisht në shëndetin e vejushave. Humbja e bashkëshortit u krijon grave një situatë stresuese duke dhënë efekte negative anësore.
Studiuesit kanë arritur në konkluzionin se lidhja mes personave me imunitet të dobët dhe përballjes me situatën e humbjes së bashkëshortit, nuk është thjesht rastësi, por mund të ketë shpjegim biologjik.
“Gjashtë muajt e parë pas humbjes së bashkëshortit, shtohet me 41% rreziku i vdekshmërisë së vejushave. 53% e këtij rreziku në rritje, është për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha Chris Fagundes, asistent profesor në Universitetin Rice. Në këtë studim u morën në analizë 32 gra që kishin humbur bashkëshortët dhe rezultatet treguan se në 6-mujorin e parë, rritej rreziku që ato të pësonin atak kardiak.