Kryeqyteti italian, Roma është foleja që ka mbledhur mundësit më të mirë nga mbarë Evropa, aty ku do të zhvillohet Kampionati Evropian i mundjes për sendorë. Në këtë garë mjaft interesante, kemi tre përfaqësues shqiptar, duke filluar nga Fati Vejseli i Maqedonisë së Veriut, Alban Sopa i Kosovës dhe Erliglen Prizreni nga Shqipëria.
Anëtari i KM Liria dhe përfaqësues i Maqedonisë së veriut, Fati Vejseli do të garoj në kategorinë deri më 70 kg, me ç’rast nuk kishte aspak fat në short. Vejseli në raundin e parë do të takohet me polakun e natyralizuar (prejardhje ruse), Magomedmurad Gadziev.
Ndërkohë mundësi nga Kosova, Alban Sopa për kundërshtarë do të ketë nikoqirin Gianluca Talamo, e shorti për Eriglent Prizrenin nga Shqipëria deshi që të nxjerr mundësin nga Hungaria, Roman Sharin.
Garat eliminatore do të nisin në ora 11.30, për të mësuar më vonë nëse përfaqësuesit tanë do të arrijnë të kalojnë sfidat e para.