Shkup, 22 shtator – Fati Vejseli ka vazhduar shkëlqimin e tij në Kampionatin Botëror që është duke u mbajtur në Tërnava të Sllovakisë dhe i njëjti do të luftojë për medaljen e bronzit. Nga Klubi i Mundje “Liria” prej ku edhe vjen Vejseli thonë se ky sukses i bën krenar ata dhe se i njëjti është më i madhi në karrierën e Vejselit dhe një prej më të mëdhenjve në mundjen në Maqedoni viteve të fundit.
“Përfaqësuesi i klubit të mundjes ‘Liria’, Fati Vejseli, në Kampionatin Botëror për junior që po zhvillohet në Tërnava të Sllovakisë, sonte (ora 18.00) do të luftoj për medaljen e bronzte. E gjithë kjo, pasi në sfidën e repasazhit, Vejseli ishte fenomenal dhe me superioritet teknik prej 18-6, ia doli të fitoj përfaqësuesin e Mongolisë, Bud Baatbatar”, thonë nga klubi më i suksesshëm në Maqedoni.
Në luftën për medaljen e bronzit Vejseli do të përballet me mundësin nga Moldavia, Nikolai Grahmez
“Shpresojmë dhe jemi të bindur thellë se Fati Vejseli edhe sonte do të përsërit paraqitjet fenomenale deri me tani në këtë botëror, ku arriti të shënoj tei fitore të mëdha ndaj përfaqësuesve nga Bullgaria, Turqia e Mongolia, ndërsa humbi vetëm nga iraniani Magshoudi”, theksojnë nga KM “Liria”.