Sipas një studimi nga Universiteti Bristol u konstatua se vegjetarianët dhe veganët kishin nivele të larta depresioni. Studimi përfshinte rreth 10,000 burra britanikë; 350 prej të cilave ishin veganë dhe vegjetarë. Njerëzit vegjetarian kishin një përqindje më të lartë depresioni se sa mesatarja në krahasim me pjesën tjetër të meshkujve, dietat e të cilëve përfshinin proshutë, sandviçë dhe pulë të skuqur. Sipas studiuesve, shkaku i efekteve negative në shëndetin mendor të vegjetarianëve është mungesa e vitaminave dhe mineraleve në dietën e tyre. Mungesa e vitaminës B12 lidhet me mungesën e mishit dhe konsumimi i sasive të mëdha të frutave të thata mund të shkaktojë nivele më të larta omega-6, acide yndyrore të cilat janë të njohura për të ndikuar në gjendjen shpirtërore dhe janë të lidhura me problemet e shëndetit mendor.