Londër, 5 shtator – Mënyra vegjetariane dhe vegane e ushqimit e ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, por sjellë rrezik më të madh nga sulmi në tru, ka treguar një studim i madh të cilin e publikoi Bi-Bi-Si.
Studimi është publikuar në British medikal xhurnal ka anketuar 48.000 persona në 18 vitet e kaluara.
Vegjetarianët dhe veganët kishin dhjetë raste të sëmundjes koronare në 1.000 persona të cilët hanin mish, por edhe tri raste të sulmit në tru. Studimi i analizon të dhënat e EPIC-Oxford hulumtimit, projekt shumëvjeçar shkencor që ka të bëjë me stilin e të ushqyerit dhe shëndetit.
Gjysma e të anketuarve në studim kanë ngrënë mish, diç më shumë se 16.000 ishin vegjetarianë ose veganë, ndërsa 7.500 peskatarianë, persona të cilët hanin peshk. Historia e tyre mjekësore, pirja e duhanit dhe aktiviteti fizik ishin marrë parasysh për studimin.
Peskatarianët kanë pasur 13 për qind rrezik më të vogël nga sëmundja koronare e zemrës se sa ata të cilët kanë ngrënë mish, përderisa vegjetarianët dhe veganët kanë 22 për qind rrezik më të vogël. Por, vegjetarianët dhe veganët kanë pasur 20 për qind rrezik më të madh nga sulmi në tru.
Shkencëtarët sugjerojnë se kjo mund të ketë lidhje me nivelin e ulët të vitaminës B12.