Londër, 4 qershor – Në Evropën Juglindore në muajin qershor priten temperatura më të ulëta se mesatare, ndërsa në Evropën veriperëndimore më të larta, kumtoi sot kompania “Veder”.
Në muajin qershor, në Britani të Madhe, Skandinavinë jugore, Gjermani, në gadishullin e Pirinesë, në Francë dhe në Alpet priten temperatura më të larta nga mesatarja, ndërsa në Evropën Juglindore priten më të ulëta.
Në korrik dhe në gusht kryesisht në të gjitha pjesët e Evropës, priten temperatura më të larta se mesatarja, përveç në Britani, gadishullin e Pirinesë, Francë dhe Alpet, kumtoi “Veder”.