Vedati i ‘Stupcave’ do të kandidojë për president?

Vedat Bajrami mund të ndjekë shembullin e komedianit nga Ukraina. Aktori i njohur Vedat Bajrami, apo siç e njohin të gjithë si ‘ Liki’, ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, duke treguar se dëshiron të kandidojë për president të Kosovës.

Ai ka postuar një fotografi me mbishkrimin; ‘ Ky shoku jem @Bujar66 po thot që une të kandidoj për President, qka po thoni ju’, e komentet pozitive nuk kanë munguar.