Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i është bashkuar gjigantit turk Fenerbahce. Disa orë më parë u raportua se klubi i tij Rizespor ka pranuar ofertën e Fenerbahces dhe këtë e ka bërë publike. Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe zyrtarizmi nga klubi turk.
Për Muriqin interesim kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante. Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar.