Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi shkëlqeu mbrëmë me paraqitjen tij si startues për Fenerbahcen. Ndërkaq, pas ndeshjes sulmuesi nga Kosova tha së është mirë dhe i befasuar se si ka arritur të rikthehet më herët nga lëndimi:
“Nëse do të luaja ndaj Malatya, rreziku im për lëndim do të rritej dhe do të isha jashtë fushave për tetë javë. Nuk ndjeva shumë dhimbje sot, jam më mirë çdo ditë”, tha Vedat Muriqi pas ndeshjes.
“Doktorët thanë që nuk mund të bënin asgjë për 5 javë. Unë shkova në stërvitje me ekipin në ditën e 21. Unë u riktheva 14 ditë më herët nga sa ishte planifikuar. Doktori tha 5 javë. Faleminderit për ta”, vazhdoi Muriqi.
“Jam i lumtur, nuk luajta shumë – vetëm prisja rastin. Ne planifikuam të luaja 60-65 minuta, por unë prita të shënojë golin”, përfundoi ai.
https://tiger.cdnja.co/v/ej/ej39.mp4?secure=ZDxtEUIFu4r8lyhdxjrMeA&expires=1575462600