Rusia mund të dërgojë një milion doza të vaksinës Sputnik V në Kroaci në afat prej një jave, kumtoi sot Veçernji list, duke iu referuar burimeve jozyrtare.
Pala kroate përgatiti dokumentacionin për marrëveshjen. Ambasada ruse në Republikën e Kroacisë dje kumtoi për negociatat, duke cekur se, mes tjerash, më 2 mars 2021, është mbajtur bisedë telefonike mes ambasadorit të Rusisë në Kroaci, Andrej Nesterenko dhe ministrit të Shëndetësisë, Vili Berosh, ku u konfirmua se pala kroate është e interesuar për furnizim të sasisë së nevojshme të vaksinës Sputnik V, në pajtim me tërë rregullativën e BE-së dhe dispozitave nga ligji kroat.