Bruksel, 10 janar – Kandidati për kryetar të Komisionit Evropian nga radhët e Partisë Evropiane nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP) Manfred Veber mohon se ka dhënë intervistë për kontestin për emrin.
“Tërësisht e respektoj ndjeshmërinë e popullit grek rreth kontestit për emrin me FYROM-in. Nuk ka pasur intervistë në këtë temë. E respektoj qëndrimin e Micotakis dhe fuqishëm besoj se do ta çojë Greqinë drejt stabilitetit dhe prosperitetit përmes përballjes me populizmin”, ka shkruar para pak çastesh Veber në Tuiter.
Në këtë replikoi gazetari Georgi Gotev nga Euraktiv ku u publikuar deklarata e Veberit.
“Do ta publikojmë incizimin”, ka shkruar Gotev.
Euraktiv njoftoi se Veber ka deklaruar se është e nevojshme zgjidhje për kontestin midis Athinës dhe Shkupit dhe hapje e perspektivës evropiane për Maqedoninë.
“Të gjithë e kanë të qartë se çështja për emrin e Maqedonisë duhet të zgjidhet dhe të mundësohet një e ardhme pozitive ekonomike dhe evropiane”, ka thënë Venbe.