Bruksel, 5 qershor – Grupi parlamentar i Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian sot ka zgjedhur Manfred Veberin për president të saj, ndërsa ka zgjedhur edhe dhjetë nënpresidentë mes të cilëve edhe deputeten kroate Dubravka Shuica nga Bashkësia Demokrate Kroate (BDK) e cila ka marrë më shumë vota, përcjellë KOHA.
Në deklaratën për Hina, ajo ka shprehur kënaqësinë nga rezultati duke shtuar se numri i votave (145) nenkupton se puna e saj është e njohur.
Duke e komentuar mundësinë deputetë të BDK të marrin disa nga pozicionet udhëheqëse në Komisionet parlamentare në përbërjen e re të PE-së, ajo ka thënë se do të jetë shumë e vështirë të luftojnë për një gjë të tillë, shkaku i numrit të vogël të mandateve të fituara në këto zgjedhje. (koha.mk)