Berlin, 17 janar – Pas vendimit të Parlamentit britanik për hedhjen poshtë të Marrëveshjes për Bregzitin, BE-ja do të mund të pajtohet me shtyrjen e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni, nëse Londra propozon plan për vazhdimin e tërë procesit, deklaroi kandidati i Partisë Popullore Evropiane (EPP) për kryetar të ri të Komisionit Evropian, Manfred Veber.
“Çështjet aktuale shtyhen vetëm nëse dëshironi të blini kohë. Këtë e bëjmë shumë shpesh në muajt dhe vitet e fundit”, deklaroi Veber për radion gjermane Dojçëamdfunk.
Veber, i cili është kryetar aktual i Grupit të deputetëve të EPP-së në Parlamentin Evropian, vlerësoi se tani në lëvizje është Londra.
“Na thoni çka dëshironi dhe atëherë do të jemi të gatshëm të bisedojmë”, theksoi Veber.
Paraprakisht sot, në një deklaratë për Bi-Bi-Si-në edhe ish-kryeministri britanik Toni Bler vlerësoi se pas hedhjes poshtë të Marrëveshjes për Bregzitin, në mënyrë të pashmangshme duhet ta ndjekë shtyrjen e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.
“Kjo tani praktikisht është e pashmangsgme.. Të isha unë tani Qeveri, do të bisedoja me Evropën për kushtet për shtyrje”, deklaroi Bler.
Kryeministrja britanike Tereza Mej mbrëmë, pasi Parlamenti i votoi besimin Qeverisë së saj, u bëri thirrje liderëve të partive parlamentare në bisedime për daljen nga qorrsokaku pas hedhjes poshtë të marrëveshjes, duke theksuar se politikanët duhet t’i lënë mënjanë interesat e tyre personale.
Mek ka afat deri të hënën në Parlamentin në Londër të dorëzojë “plan B”, me ç’rast në dispozicion ka disa opsione, midis të cilave si më të sigurta janë shtyrja e “ndarjes” me Unionin ose Bregzit pa marrëveshje. fb/