Londër, 9 janar – Veber deklaroi se të gjithë duhet të shohin se marrëveshja për tërheqje të caktuar për më 29 mars, “do të çojë deri në një situatë të rëndë, ndoshta edhe shumë kaotike”.
“Tani në lëvizje është Britania. Kolegët tanë nga Dhoma e ulët e Parlamentit britanik tani mbajnë përgjegjësi të madhe – marrëveshja është në tryezë”, deklaroi konservatori gjerman.
Veber deklaroi se të gjithë duhet të shohin se Bregziti pa marrëveshje “do të çojë deri në një situatë të rëndë, ndoshta edhe kaotike”.
Deputetët britanikë sot e filluan debatin pesëditor për marrëveshjen për Bregzitin të arritur midis Brukselit dhe Londërs, në prag të votimit sipas tekstit të paraparë për më 15 janar.
Britania e Madhe duhet ta braktisë BE-së më 29 mars, ndërsa ekzistojnë druajtje se kjo mund të ndodh pa marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Unionit.