Për shkak të ndërhyrjeve teknike, nesër prej orës 9 e deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e rrugës Kërçin në Komunën e Karposhit, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza-Shkup, pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni”.
Në periudhën e njëjtë të ditës nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjesë të rrugës “Treta Mekedonska Brigada”, më saktë numrat prej 39 e deri në 53 dhe rrethina e Komunës së Aerodromit. Prej orës 8:30 e deri në orën 11:30 nesër energji elektrike nuk do të kenë edhe konsumatorët nga Rëzhançino, shkolla Petrovec si dhe Radio far në Komunën e Petrovecit.