Ish-senatori republikan, Richard Lugar, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Senatori nga Indiana kishte shërbyer në këtë pozitë nga viti 1977 deri më 2013.
Lugar për Kosovën njihet edhe si përkrahës i bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe. Ai ishte në mesin e pakicës republikane që përkrahi ish-presidentin Bill Clinton për intervenimin në Kosovë.
Ai njihet si një zë autoritativ në politikën e jashtme amerikane. Si kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit amerikan, Lugar njihej edhe si zë i fuqishëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe armëve nukleare.