Një burrë dyzet e gjashtë vjeçar nga fshati Lakavicë ka vdekur kur gjatë rregullimit të eskavatorit makinerik, është zënë në pjesën e gjoksit mes dy pjesëve lëvizëse. Fatkeqësia është denoncuar në polici dje në orën 14:10, ndërsa ka ndodhur në fshatin Bellovishtë të Gostivarit. Siç kumtoi MPB, mjeku i Ndihmës së shpejtë në Gostivar e ka konstatuar vdekjen e 46 vjeçarit A.R., ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi policor nga Stacioni policor Gostivar, si dhe inspektori i punës nga Inspektorati shtetëror i punës. Pas urdhërit të Prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.