Pekin, 6 shkurt – Mjeku nga qyteti Vuhan, Li Venliang i cili bëri përpjekje t’i paralajmërojë kolegët e tij për paraqitjen e koronavirusit, vdiq në spital, në qytetin kinez prej ku shpërtheu epidemia.
“Gardijan” lajmëroi se oftalmologu dr. Li Venliang ka vdekur sot nga pasojat e virusit.
Li ishte arrestuar në polici kur është munduar t’i paralajmërojë të tjerët për virusin, që në dhjetor të vitit të kaluar. Më 30 dhjetor, ai ka dërguar porosi grupore te mjekët me paralajmërim për virusin, ndërsa vetëm disa ditë më vonë është thirrur në Byronë për siguri publike të nënshkruajë një letër, në të cilën ai është akuzuar për informacione të rrejshme.
Li ishte njëri nga tetë personat i cili ishte marrë në pyetje në polici për shkak të përhapjes së dezinformatave.(koha.mk)