Uashington, 28 shkurt – Eduard Nikson, vëllai më i vogël i ish-presidentit Riçard Nikson, i cili në mënyrë të vendosur e mbrojti trashëgiminë e vëllait të tij në Shtëpinë e Bardhë, vdiq dje në moshën 88-vjeçare.
Fondacioni “Riçard Nikson” kumtoi se Eduard ka vdekur në azil pleqsh në vendin Botell, në shtetin federal Uashington, në afërsi të Sietllit.
Gjeologu dhe veterani detar, Eduard Nikson ka punuar në fushatat presidenciale të vëllait të tij në vitin 1968 dhe 1972 dhe ka qenë nënkryetar i ekipit për rizgjedhjen e Niksonit në vitin 1972.
Fondacioni deklaroi se vajzat e e Riçard Niksonit, Trisiia Nikson Koks dhe Xhuli Nikson Ajzenhauer, e kanë quajtur xhaxhanë e tyre “shtylla e shtëpisë” prej se ish-presidenti vdiq në vitin 1994.