Paris, 13 dhjetor – Autoritetet franceze kumtuan se sot ka vdekur edhe një pjesëtar i lëvizjes “jelekët e verdhë” pasi e ka goditur një kamion gjatë bllokimit rrugor në afërsi të qytetit jugor Avinjon.
Autoritetet lokale kumtuan se shoferi i kamionit është arrestuar pasi që ka tentuar të ikë nga vendi i incidentit.
edhe pse protestues deri më tani kanë vdekur në aksidente rrugore, ndërsa më shumë se 1.400 pjesëtarë të “jelekëve të verdhë” janë lënduar në protestat kundër rritjes së çmimeve të karburanteve pasi që kur kanë filluar protestat muajin e kaluar.
Protestuesit kanë bllokuar rrugë të rëndësishme në mbarë Francën, ndërsa në Paris protestat janë shndërruar në trazira.