Aktori Peter Vaughan i njohur për rolet e tij në ‘Porridge’ dhe ‘Game of Thrones’ ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, ka njoftuar agjenti i tij. Përmes një deklarate, agjenti i tij Sally Long-Innes ka thënë se: “Ju njoftoj se Peter Vaughan ndërroi jetë sot në mëngjes, rreth orës 10.30. Ai vdiq në paqe me familjen e tij përreth”. Aktori pavarësisht se ishte vetëm në tre episode në ‘Porridge’ së bashku me Ronnie Barker dhe Richard Beckinsale, aktori Vaughan personazhi i tij u bë i njohur nga të gjithë.