Aktori francez Gaspard Ulliel, i njohur më së miri për rolin e Hannibal Lecter në “Hannibal Rising”, ka vdekur në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti gjatë skijimit.
Ulliel vdiq të mërkurën në një spital në qytetin e Grenoble në Francën juglindore pas aksidentit me ski të martën.
Ulliel fitoi famë për portretizimin e stilistit francez të modës Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, “Saint Laurent”.
Ai fitoi çmimin Cesar për aktorin më të mirë – ekuivalenti francez i një Oscari – në 2017, për interpretimin e tij përballë Marion Cotillard dhe Lea Seydoux në filmin “It’s Only the End of the World”.
Paraqitja e tij e radhës në ekran do të jetë në serialin Marvel Disney+ “Moon Knight”, i planifikuar të dalë në mars 2022.
Ministrja franceze e kulturës, Rosalyne Bachelot e quajti Ulliel “aktor i jashtëzakonshëm” në një postim në Twitter të publikuar të mërkurën.
“Sot bota e kinemasë humbi një talent të madh”, ka shkruar Bachelot.