Maria dhe Consolata Mëakikuti, dy binjake të ngjitura të Tanzanisë kanë vdekur pas vuajtjes nga zemra në moshën 22 vjeçare. Vajzat, të cilët ishin të bashkuara në një trup të vetëm nga kërthiza e poshtë dhe ndanin organet si mëlçia dhe mushkëritë, kishin dy zemra dhe kokë e krahë të ndara. Ato u shtruan në një spital lokal në dhjetor për shkak të sëmundjes së zemrës, por vdiqën të shtunën.
Lajmi ka shkaktuar trishtim në Tanzani, ku binjaket ishin të mirënjohura dhe të dashura. Shumë njerëznë mediat sociale dërguan mesazhe ngushëllimi për familjen dhe miqtë. Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, shkroi në Tëitter se ishte “i pikëlluar” nga vdekja e tyre, duke shtuar se Consolata dhe Maria kishin “ëndërruar t’i shërbenin kombit”. Në një intervistë me BBC vitin e kaluar, binjaket thanë se pas përfundimit të arsimit të tyre universitar, ata donin të bëheshin mësuese. “Do të mësojmë duke përdorur një projektor dhe kompjutera”, thanë ato.
Njerëzit më vonë vunë në dukje vendosmërinë e tyre për të fituar kualifikime të arsimit të lartë pavarësisht nga një sistem sfidues, i cili shpesh e gjeti gjendjen e tyre të vështirë për t’u akomoduar.
Ato ishin në gjendje të vazhdonin studimet e tyre teksa u rritën, kjo falë financimit nga qeveria lokale dhe donacionet private. Maria dhe Consolata, të cilët ishin kundër idesë së ndarjes kirurgjikale, i thanë gjithashtu BBC-së se një ditë shpresonin të martoheshin. Të d prindërit e vajzave vdiqën kur ato ishin akoma foshnje dhe ato u rritën nga bamirësja katolike Maria Consolata, e cila i kishte dhënë edhe emrat.