Gjithsej 34 persona kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor në Greqi, njoftoi Qendra kombëtare për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me këtë virus në vend është 289 persona.
Nga 27 shtatori e deri më 4 tetor, 18 persona janë infektuar me virusin Nili Perëndimor, ndërsa tre prej tyre kanë vdekur, njoftoi Qendra kombëtare për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.
Virusi i etheve të Nilit Perëndimor, të cilin e bartin mushkonjat, në Greqi për herë të parë është paraqitur në vitin 2010.
Numri i madh i të infektuarve me virus sivjet është meritë e temperaturave të larta dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut nga fillimi i verës në Greqi. /MIA/