Një zhytës në Tajlandë ka vdekur gjatë operacionit për shpëtimin e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre që kanë mbetur në gropën me ujë, transmeton gazetametro.net
Saman Kunan, 37 vjeç, ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit brenda në tunel, ka thënë komandanti i skuadres shpëtuese Arpakorn Yookongkaew.
Kunan ishte duke u përpjekur për të arritur një shpellë të ngritur si një qendër komanduese brenda sistemit të gropës, kur ai mbeti pa ajër dhe ndërroi jetë në orën 2:00 lokale. Yookongkaew ka thënë se zhytesi ishte duke punuar si vullnetar për të shpëtuar 12 djemtë dhe trajnerin e tyre 25 vjeçar.
Një tjetër zhytës u mundua të shpëtojë Kunan’in mirëpo ishte e pamundur. Trupi i tij nga aeroporti Suvarnabhumi në Bangkok do të dërgohet në vendlindjen e tij Rot Et, ku do bëhet funerali i tij të cilin do ta organizojë mbretëria e vendit, ka lajmëruar mbreti i Tajlandës.