Vëllai i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidanet, Farid Zidane, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare mëngjesin e sotshëm. Kjo edhe ka qenë arsyeja pse Zidane dje e kishe braktisur klubin e tij gjatë stërvitjeve në Kanada. Siç shkruan The Sun, mësohet se Zidane kishte mbërritur dje në Francë, derisa vëllai i tij ishte ende gjallë, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Ndërkohë lojtarët e klubit të Real Madridit sot kanë mbajtur një minutë heshtje gjatë stërvitjes në nderim të vdekjes së vëllait të trajnerit, i cili kishte vuajtur nga një sëmundje.
Ndërkohë edhe djali i Zinedine Zidane, Luca, i cili është huazuar nga Real Sociedad, ka kërkuar leje nga klubi për t’iu bashkuar familjes.
Lajmin për vdekje ka konfirmuar edhe klubi i Real Madridit me një njoftim zyrtar në faqe.
“E gjithë ekipi e Real Madridit ka mbajtur një minutë heshtje përgjatë stërvitjes në Montreal, pas vdekjes së Farid Zidane, vëllait të trajnerit tonë”, thuhet në njoftim.