Gazmend Osmani, një i ri nga fshati Hotël i Likovës, të hënën pasdite ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në vendin e punës në Zvicër, ku edhe jeton prej vitesh më familjen e tij. Vdekja e Egzonit ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë nga një xham gjigant. Mediat zvicerane informojnë se, përkundër tentimit për kthimin në jetë të djaloshit, Egzoni vdiq në spital. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer institucionet përkatëse të Zvicrës, ndërsa trupi i të ndjerit akoma nuk dihet se kur do të sillen në vendlindjen e tij, në Hotël të Likovës. Egzoni është djali i madh i Musa Osmanit. (koha.mk)