Themeluesi i linjës të mobilieve IKEA, suedezi Ingvar Kamprad ka vdekur në moshën 91-vjeçare, njoftoi sot kjo kompani, raporton BBC, transmeton zeri.info. Kamprad vdiq në shtëpinë e tij në Smaland. Themeluesi i IKEA-s, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të shekullit të 20-të, ishte përballur me të kaluarën e tij të lidhur me nazistët, të cilën ai e ka konsideruar si “gabimin më të madh të jetës së tij”.
Kamprad lindi në 1926 në Smaland dhe e themeloi IKEA-n në moshën 17-vjeçare. Ai vdiq në mënyrë paqesore në shtëpinë e tij.
Projektuesi i mobilieve Jeff Banks tha se “krijimet e Kamprad kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi njerëzit i prodhojnë dhe i vendosin mobiliet në shtëpinë e tyre”./Zeri