Sadako Ogata, ish-komisare e lartë e OKB-së për refugjatë, vdiq në moshën 92-vjeçare.
Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar e financuar nga qeveria, ku për herë të parë shërbeu, publikoi se Ogata ka vdekur më 22 tetor, por nuk është dhënë shkaku i vdekjes.
Ajo ka punuar si Komisare e lartë për refugjatë prej vitit 1991 deri në vitin 2000 për hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe Ruandës.