Vdes regjisori i njohur

Ka ndërruar jetë regjisori britanik, Nicolas Roeg. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Nicolas Roeg Jr. Filmbërësi ishte 90 vjeçar.

Ndër realizimet më të rëndësishme në karrierën e tij prej gjashtë dekadash janë “Walkabout” (1971), “Don’t Look Now” (1973) dhe adaptimi i librit të Roald Dahl, “The Witches” (1990).

Roeg ka punuar edhe në filmat “Performance” (ku rolin kryesor e luan Mick Jagger) si edhe “Man Who Fell to Earth” (me David Bowien në rolin kryesor).

“Ka qenë një baba i vërtetë. Në gusht e festoi ditëlindjen e 90-të”, ka thënë djali i tij.

Roeg konsiderohet si një prej artistëve më të rëndësishëm britanikë të filmit. Para se të fillonte të merrej me regji, ai ka punuar si kameraman.

Si frymëzim, atë e përmendin fimbërësit e njohur, si Ridley Scott, Danny Boylee Christopher Nolan.

Filmi i tij, “Don’t Look Now”, është një prej horrorëve më të mirë të xhiruar ndonjëherë.