Vdes papritur aktorja e njohur

196

Shuhet në mënyrë të papritur aktorja amerikane, Tanya Roberts.

Aktorja ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”.

Ajo humbi jetën në moshën 65-vjeçare.

Aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në mbrëmjen e Krishtlindjeve, pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj, raporton “TMZ”.

Më pas ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën më 3 janar.