Njeriu i pastrehë, i njohur si “njeriu më i pa pastër në Evropë” ka vdekur javën e kaluar në një fermë të braktisur, ku flinte i mbuluar me hi pasi kishte djegur të gjitha pasuritë e tij. Ludvik Dolezal, 60-vjeçar, pësoi një gjendje psikologjike që e bëri atë të djegë për së dyti herë çdo gjë që ai kishte në duar dhe përfundoi duke fjetur i mbuluar me hi. Ai jetoi në një fermë të braktisur në Skrivani, të Republikës Çeke dhe herën e parë, në vitin 2012, kishte djegur gjithçka e pastaj ishte mbuluar me hi dhe e kishte përlyer lëkurën e tij. Hiri e kishte bërë lëkurën e tij të marrë ngjyrë krejtësisht tjetër. Zjarrfikësit ishin thirrur shpesh për të shuar flakët që ai i kishte filluar, por ai veti asnjëherë nuk ishte lënduar nga zjarret e tij. Por si duket, djegia për herë të dytë ishte fatale për Dolezal, i cili bashkë me pak gjërat që kishte, ishte djegur dhe ai.