Një punëtor ka humbur jetën në mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë. Burime të Indeksonlinë bëjnë të ditur se viktima është i moshës rreth të 40-tave. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur tashmë i ndjeri ishte duke punuar në fasadimin e një ndërtese me një kompani ndërtimore. Indeksonline së shpejti do të iu sjellë detaje të reja nga kjo tragjedi e dhimbshme.