Prishtinë, 1 korrik – Njëri prej organizatorëve kryesorë të demonstratave në Kosovës të vitit 1981, Bajrush Behrami, ka vdekur sot, pas një sëmundje të shkurtër në moshën 62 vjeçare, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Behrami i cili është dënuar me 10 vjet burg për shkak të pjesëmarrjes në organizimin e demonstratave studentore, ka qenë pjesë edhe e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës nga 1998 deri në vitin 199, ndërsa ka qenë edhe Kryetar i Partisë Unitetit Kombëtar “UNIKOMBI”.
Demonstratat e studentëve në Prishtinë, të cilat më pas u përhapën në tërë Kosovën, të cilat u shtypën me një ndërhyrje të fortë të policisë së atëhershme jugosllave, të mbështetur nga ushtria, dhe me dënimin e një numri të madh të shqiptarëve, të akuzuar për irredentizëm, në të gjithë Jugosllavinë e atëhershme, konsideroheshin si “fillimii i fundit” të federatës jugosllave.
Përveç kësaj, shumë historianë modernë besojnë se, së bashku me protestat e sindikatës polake, të udhëhequr nga Leh Valensa, që filluan disa muaj më parë, këto demonstrata shënuan edhe fillimin e fundit të regjimeve komuniste në Evropë.