M.Q. (47) nga f. Mërzenci – Gjevgjeli i cili ka qenë anëtar i Klubit për sporte ekstreme, dje është gjetur i vdekur mbi f. Sermin – Gjevgjeli, në afërsi të manastirit “Shën Ilija”. Siç kumtoi MPB, ngjarja është paraqitur dje, pasdite në orën 15:00. “Njëherit, M.Q., pas zbritjes me paraglajder, i është keqësuar gjendja dhe pas një kohe të shkurtë ai ka vdekur. Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekja”, kumton MPB. Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policor Gjevgjeli. Pas urdhërit të Prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.