Mitrovicë, 30 shtator – Në fshatin Zhabar të Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje tragjike ku dera e oborrit të një shtëpie i kanë zënë dy vajza të mitura rreth moshës 4-5 vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra njëra prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra është lënduar rëndë por është jashtë rrezikut për jetë.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, dy vajza i ka zënë dera e oborrit, njëra ka ka marrë lëndime të rënda me ç’rast ka humbur jetën, kurse tjera është jashtë rrezikut për jetë. Po trajtohet në Spitalin rajonal të Mitrovicës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, konfirmoi për Express, zyrtarja për informim nga policia e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.