Shkup, 8 nëntor – Një foshnjë ka vdekur në Shuto Orizarë tre ditë pas lindjes. Siç kumtoi MPB-ja, nëna dje ka vërejtur se diçka nuk është në rregull me foshnjen, ka thirrë Ndihmë urgjente mjekësore, por mjeku e ka konstatuar vdekjen. Rastin e ka paraqitur dje një i punësuar në Ndihmën urgjente mjekësore.
Sipas nënës Gj.S., foshnja ka lindur në Klinikën gjinekologjike-opstetrike “Nëna Terezë”. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i foshnjes është dërguar në autopsi.