Tiranë, 22 janar – Në Klinikën universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka vdekur një foshnjë 4 muajshe me inicialet A.A nga Durrësi për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga fruthi.
Instituti për shtetëror shqiptar për shëndet publik informon se foshnja ka pasur edhe probleme pulmologjike.
Edhe pse nën terapinë intensive të mjekeve pediatër në reanimacione pediatrisë foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte.
Në një kohë kur vendi është në një situatë fruthi, ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit. Por ajo që është më shqetësues është fakti se foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi janë infektuar po aty në urgjencën e pediatrisë.
Duke qene vetëm 4 muajshe, është e pavaksinuar dhe ka bërë komplikacione të rënda që janë të njohura tanimë për virusin vdekje prurës.
Në fakt rastet e këtij viti ku vetëm javën e parë të janarit u regjistruan 11 fëmijë të prekur kanë qenë nën moshën dy vjeç, të pa-vaksinuar dhe që kishin rënë në kontakt me fruthin pasi kishin qenë në urgjencën e pediatrisë për shkak të virozave.
Mjeket bëjnë apel që për çdo rast prindërit të evitojnë së të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’i drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.
Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje prindërve të mos shtyjnë në kohë vaksinën MMR tek fëmijët si në dozën e parë që behet 1 vjeç ashtu edhe për dozën e dytë që bëhen në moshën 5 vjeçare.