Mjeku i përfaqësueses së Ukrainës në futboll, Anton Hudaev, ka vdekur nga COVID-19, ka njoftuar Federata e Futbollit të Ukrainës.
Hudaev 48-vjeçar ka qenë po ashtu mjek i klubit Metalist Kharkiv në Ukrainë. Në Ukrainë virusi ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 1600 personave.
“Në emër të presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelka, kryetrajnerit Andriy Shevchenko dhe gjithë familjes së futbollit të Ukrainës, ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”, është shkruar nga federata. “Gjithë përfaqësuesja është në zi”.
Hudaev ka punuar si mjek i përfaqësueses së Ukrainës që nga viti 2016.