Ministri për Çështje të Luftëtarëve në Bosnjë-Hercegovinë, Salko Bukvareviq, ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e koronavirusit, njofton “Klix.ba”.
Bukvareviq 53-vjeçar ishte i shtrirë në spital në Sarajevë. Ishte shtrirë javën e kaluar me pneumoni dhe probleme me frymëmarrje.
Që nga viti 2015 e ka marrë detyrën e ministrit për Çështjet e Luftëtarëve.
Bosnja ka regjistruar në total 10.700 raste me koronavirus dhe 297 të vdekur.