Tetovë, 13 gusht – Të premten në orët e vona të pasdites, Reparti i sëmundjeve interne pranë Spitalit Klinik të Tetovës, ka lajmëruar Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë se në këtë repart është sjellë pa shenja jete 60 vjeçarja me iniciale C.K nga Tetova. Pas kontrolleve dhe ekspertizës së kryer është vërtetuar se tanimë e ndjera duke lëvizur në këmbë në rrugën “Gjorçe Petrov” në një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për pasojë ka rënë në trotuar. Nga ana e kalimtarëve të rastit fillimisht i është ofruar ndihmë, por e njëjta fatkeqësisht nuk ka dhënë shenja jete. Hetime në vendngjarje ka kryer prokurori publik, dhe një ekip nga sektori për punë të brendshme në Tetovë. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.