Vdes në ring ylli i Wrestling (VIDEO)

Një ish-sportist i World Championship Wrestling (WCW) ka ndërruar jetë në një event të zhvilluar në Camden, në veri të Londrës.

Cesar Gonzalez, 51 vjeç, i njohur me nofkën Silver King ishte në ring duke u përballur Warrior Youth, teksa ka pësuar sulm në zemër duke rënë pa ndjenja në ring dhe ndërroi jetë pa mundur të shkojë në spital.

Ndeshja po shkonte sipas skenarin, derisa në momentin që Silver King ra për dyshemesë së ringut me fytyrë dhe konkurrenti i tij vijoi të tentojë fitore, po ashtu gjyqtari bëri numërimin e zakonshëm.

Kur Warrior Youth po festonte fitoren e tij, gjyqtari vërejti se diçka nuk po shkonte me humbësin që prej sekondash nuk lëvizte.

Nuk është hera e parë që sportistët e kësaj kategorie ndërrojnë jetë nga goditje në zemër.