Ish-portieri anglez Gordon Banks, fitues i Kupës së Botës në vitin 1966, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
I njohur si një nga më të mëdhenjtë në pozitën e tij, Banks është vlerësuar si Portieri Më i Mirë i Vitit i FIFA-s për gjashtë vite me radhë dhe ka pasur 73 paraqitje me Anglinë, transmeton Koha.net.
Ai është njohur më së shumti për shpëtimin e golit nga Pele gjatë Kupës së Botës së vitit 1970 kundër Brazilit.