Dy futbollistë nigerianë kanë humbur jetën në një aksident trafiku, shkruan BBC, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta KOHA.
Ish-reprezentuesi i Nigerisë, Ifeanyi George dhe po ashtu Emmanuel Ogbu, të dy lojtarë të klubit nigerian Enugu Rangers, janë përfshirë në një aksident trafiku duke udhëtuar për në Lagos të dielën. Ata kanë humbur jetën, ndërsa po ashtu në këtë aksident ka humbur jetën edhe një pasagjer tjetër, Eteka Gabriel, shok i Georget.
Ifeanyi George 26-vjeçar kishte luajtur për Nigerinë dy ndeshje në vitin 2017. Futbollistët po ktheheshin në Lagos nga Enugu pas pezullimit të ligës së Nigerisë shkaku i koronavirusit.