Futbolli gjerman sot është në ditë zie pasi njëri nga gjyqtarët ka ndërruar jetë, pas një aksidenti të rëndë me automobil, transmeton gazetametro.net. Bëhet fjalë për Steffen Mix, 27 vjeçar i cili ka ndërruar jetë në mëngjesin e së dielës rreth orës 5.50 në afërsi të Aschaffennburg. Ai referonte në ligën rajonale, ndërsa shpresat ishin që të vijonte karrierën në Bundesligë, shkruan “Bild”. Se si ka ardhur deri te aksidenti, policia ende nuk ka dhënë sqarime. Gjyqtari i ndjerë 27 vjeçar, një ditë më parë kishte referuar ndeshjen mes Pipinsried dhe Buchbach (0:0), transmeton gazetametro.net. “Ne të gjithë jemi të tronditur thellë dhe mbajmë zi për një të ri të talentuar. Ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë e tij “, shkroi zëvendëspresidenti i DFB Rainer Koch në Facebook:” Faleminderit Steffen për arritjet tuaja të mëdha si arbitër, do të na mungosh! ”
Shoqata e Futbollit e Bavarisë (BFV) gjithashtu mban zi për anëtarin e saj. “Ne jemi të prekur nga lajmi tragjik i vdekjes në aksident dhe jemi së bashku me familjen e tij, të gjithë të afërmit, miqtë dhe grupin e arbitrave Gerolzhofen,” shkroi BFV edhe në Facebook