Ish shefi i sigurisë së Ushtrisë së Republikës Srpska, njëkohësisht i dënuar nga Trubinali i Hagës, Ljubisha Beara, ka vdekur në moshën 78 vjeçare në burgun e Berlinit. Beara ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për kryerjen e krimeve të luftës në Srebrenicë. Ai ishte dënuar në vitin 2015 me burgim të përjetshëm për gjenocid ndaj rreth 8,000 myslimanëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, pas futjes së ushtrisë së Republikës Srpska në zonën që atëkohë ishte nën mbrojtje të UN.